Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio tha se Italia do të ndihmojë Shqipërinë për të bërë një vlerësim paraprak të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit, për të pasur kështu një situatë më të qartë edhe në Konferencën e Donatorëve që vendet e BE-së do të solidarizohen me ndihma për vendin tonë në muajin shkurt.
Di Maio: Italia do të bëjë të mundur dhe të pranishme ndihmesën që duhet t'i jepet Shqipërisë për t'iu rikthyer normalitetit, dhe kjo duhet të bindë Komisionin Evropian që duhet t'i qëndrojë afër Shqipërisë. Do të vëmë në dispozicion teknikët tanë që të bëjnë vlerësimin paraprak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në mënyrë që konferenca e donatorëve të ketë një kuadër të situatës. Urojmë që Konferenca e Donatorëve të bëhet në Tiranë, por më e rëndësishme është përfshirja e vendeve anëtare në këtë situatë. Kjo tragjedi përbën një rast që institucionet evropiane të shprehin afërsinë ndaj Shqipërinë. Puna që mund të bëjmë së bashku në luftën ndaj fenomeneve të paligjshme që prekën zonën e Mesdheut. Kemi ligj të ri për evazionin fiskal, korrupsionin, por puna e përbashkët mund të rrisë investimet.