Asnjë përparim në bisedimet Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh në Bruksel

28 Gusht 2020, 13:40 | Përditesimi i fundit: 2020-08-28 13:44:45

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, tha dje se ekipet e ekspertëve të të dyja palëve, teksa janë takuar në Bruksel, kanë biseduar për finalizimin e çështjeve të diskutuara në takimet e fundit.

Bisedimet e ditës së djeshme të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, përfshinë çështjet ekonomike, çështjen e të zhvendosurve nga lufta dhe personat e pagjetur.