Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin në Facebook, me synim për të arritur një dialog me studentët të cilët po protestojnë për të shtatë ditë radhazi ndaj MAS. Kreu i qeverisë theksoi se nuk po kërkon negociata për studentët, por dialog konstruktiv. Rama u shpreh më tej se rezistenca e studentëve ndaj një procesi normal komunikimi nuk ka sesi të mos përkthehet në një politizim të saj. Duke ritheksuar se nuk po kërkon aspak ndalje të protestës, Rama e cilësoi këtë të fundit si një shfaqje të papërshtatshme me kulturën demokratike të vendit.
Nuk kam kërkuar dhe nuk kërkoj negociata, qeveria do dialog. Ka një dallim të thjeshtë, negociohet mes palëve në konflikt. Ne nuk kemi asnjë konflikt, sepse çka studentët kërkojnë mua më gjen plotësisht dakord në kuptimin e nevojave, shqetësimeve, domosdoshmërisë për të adresuar një problematikë që është komplekse. Por, kemi domosdoshmërinë të bisedojmë. Kam 7-8 kërkesa të ardhura në rrugë të ndryshme të protestës. Protesta nuk është politike apo është? Apo është e orkestruar në mënyrë të tillë që disa kanë vënë edhe maska që dalin e thonë larg politikës ndërkohë që janë telefoni i prishur i politikës...