Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri organizuan në Tiranë seminarin e katërt të Dialogut Politik për Përfshirjen e Komunitetit rom dhe Egjiptian në Shqipëri.
Temat kryesore që u trajtuan në këtë seminar ku morën pjesë mbi 100 përfaqësues të shoqërisë civile , institucioneve vendore dhe ndërkombëtar ishin nevojat dhe zgjidhjet konkrete për integrimin e këtyre komuniteteve, duke filluar nga strehimi, arsimimi, punësimi, kujdesi shëndetësor etj.
E pranishme në këtë organizim, Ministrja e Shëndetesië, Ogerta Manastarliu tha se përmes programeve të reja të mbrojtjes sociale, rritjes së aksesit në arsim e shëndetësi është shënuar një progres i dukshmë në punën e bërë për përfshirjen e komuniteteve vurnerabël .
“Është fakt se Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në drejtim të përfshirjes së komuniteteve vulnerabël, me rritjen e aksesit në shëndetësi, arsimim dhe programet e mbrojtjes sociale.Të dhënat tregojnë se 70% e rasteve të fëmijëve të paregjistruar janë zgjidhur, dhe të tjeret janë në proces.
Në vitin 2017, 13.5% me shumë djem dhe vajza Rome and Egjiptiane kanë përfunduar të gjitha nivelet e arsimimit në krahasim me vitin 2015. Më shumë Romë dhe Egjiptianë janë përfshirë në programet e mbrojtjes sociale, përfshirë ndihmën ekonomike gjatë vitit 2017 (1,717 familje rome dhe egjiptiane përfituan ndihmë ekonomike gjatë vitit 2017).
Numri i romëve dhe egjiptianëve që janë përfshirë në skemat e nxitjes së punësimit është rritur në 130% (854 romë dhe egjptianë janë punësuar me asistencën e zyrave të punës gjatë vitit 2017). 27 mijë Romë dhe Egjiptianë kanë përfituar shërbimin parësor shëndetësor falas.