Dibër/ Arrestohet 23- vjeçari Indrit Peka i shpallur në kërkim për vjedhje

10 Nëntor 2020, 16:41

Policia e Dibrës ka arrestuar 23 vjeçarin Indrit Peka banues në Fushë-Lurë  është një nga autorët e shpallur në kërkim për vjedhje në një banesë në fshatin Lurë e Vjetër .

Në bashkëpunim me autorët e tjerë  të arrestuar më pare u dhe u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak,  një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe disa sende të vjedhura.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Lura”.

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të operacionit “Lura”, për zbardhjen e vjedhjes me thyerje të banesës së një shtetasi në fshatin Lurë e Vjetër, si rezultat i të cilit u arrestua njëri nga autorët dhe u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak,  një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit në fshatin Lurë e Vjetër, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim:

I. P., 23 vjeç, banues në Fushë Lurë, Dibër.