Dibër/ Kapet i riu në doganën e Bllatës, me 200 kg kanabis në kamion drejt Maqedonisë së Veriut (EMRI)

6 Gusht 2020, 18:07 | Përditesimi i fundit: 2020-08-06 18:16:00

DIBËR- Një person është ndaluar ditën e sotme në doganën e Bllatës në Dibër pasi kishte ngarkuar kamionin me mbi 200 kilogramë kanabis. Sipas burimeve, lënda narkotike është gjetur në një kamion me targa AA 450 YE me logot e një mobilierie.

Kamioni drejtohej nga 26-vjeçari Florian Alimani nga fshati Gjoricë, por me banim në Durrës. Alimani kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut dhe droga dyshohet se nuk është ngarkuar në Dibër, por në një vend tjetër. I ndaluari e kishte përshtatur hapësirën e kamionit, ku kishte fshehur kanabisin e ndarë në pjesë.