Diçka shkon keq! Mjekët rikthejnë në spitalin e Durrësit 73-vjeçaren me koronavirus

11 Mars 2020, 12:10

Në mënyrë krejt të papritur, pasi mjekët e izoluar me veshje mbrojtëse, e futën në autoambulancë për ta çuar në Tiranë 73-vjeçaren e prekur nga koronavirusi, e kanë nxjerrë menjëherë nga ambulanca dhe e kanë rikthyer sërish brenda ambienteve të spitalit të Durrësit. Nuk dihet ende pse autoambulanca nuk u nis dhe pse pas disa minutash gruaja e moshuar u nxorr për t'u futur sërish në ambientet e spitalit të Durrësit. Gjendja e gruas mund të jetë përkeqësuar dhe është dashur ndoshta të marrë ndërhyrje të menjëhershme nga mjekët në spital.