Diell pas shiut, qytetarët mbushin rrugët, radhë pa distancë në banka (VËZHGIMI)

2 Prill 2020, 14:46

Ndryshe nga e mërkura sot në shumë qytete të Shqipërisë janë vërejtur lëvizje të shtuara të qytetarëve, por edhe të makinave në rrugë. Kjo si shkak edhe e motit të mirë dhe me temperatura favorizuese për të dalë nga shtëpia. Si rrjedhojë në shumë tregje, banka, apo bankamate, ja krijuar radhë ku në shumicën e raste ishte e dallueshme qartësisht që nuk respektoheshin masat e sigurisë të ndërmarrë për koronavirusin. Të rrallë ishin ata që respektonin distancën e sigurisë dhe akoma më të pakët ata që kishin masa mbrojtëse.