Dielli i lë vendin shiut! Meteorologu për Report Tv: Muaji mbyllet me temperatura mbi normalen

20 Prill 2020, 12:19

Pas ditëve të ngrohta me diell, rikthehet sërish moti i paqëndrueshëm në vendin tonë. Meteorologu, Hakil Osmani, në një intervistë për Report Tv u shpreh se reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave do të përfshijnë të gjithë rajonin, por më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore. Ndërsa rënia më e ndjeshme e temperaturave do të jetë të martën dhe të mërkurën.

"Ka pasur prezencë të vranësirave në territorin shqiptar që në orët e para të mëngjesit. Vranësirat do të na shoqërojnë edhe në orët në vijim dhe do të kemi prezencë më të dukshme të tyre, por edhe shfaqje të reshjeve të shiut. Si fillim do të shfaqen në zonat lindore, pastaj edhe në pjesën tjetër të vendit.