Digjen 3 makina në një garazh në Tiranë, dyshohet qëllimisht

3 Dhjetor 2019, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2019-12-03 16:25:19

TIRANË- Tre makina në një garazh në zonën e Yzberishtit në Tiranë, janë djegur mëngjesin e kësaj të marte.

Makinat kanë qenë të parkuar në garazhin që ndodhet në rrugën 3 Dëshmorët në Tiranë, e ndërsa nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Tymi i makinave ka shkaktuar shumë panik tek banorët, e për shuarjen  e flakëve janë angazhuar tre zjarrfikëse.

Policia ka nisur hetimet, ku ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të djegies së tre makinave.