Digjen dy makina në Shkodër, përgjegjësi zjarrfikësve: Rrugicat të bllokuara nga automjet private

9 Prill 2020, 13:32

Një shkëndijë elektrike ka dëmtuar dy automjete në Gjuhadol të Shkodrës. Për shkak të vështirësive për t'u futur në vendngjarje zjarrfikësja nuk ka mundur të shpëtojë asgjë nga automjeti i parë, ndërsa i dyti është djegur vetëm në pjesën pas. Për këtë ngjarje përgjegjësi i zjarrfikësve në Shkodër, Ridvan Bushati, është shprehur:

"Një telefonat nga një qytetar mjaftoi që efektivi të niset në vendngjarje. Informacioni ishte që ngjarja po ndodhte në Gjuhadol, por me të ardhur këtu zjarrfikësja u bllokua me 15 minuta për shkak të parkimit të automjeteve private të qytetarëve. Zjarrfikëset erdhën pas 400 metrave me këmbë, por makinë e parë nuk e shpëtuan dot, ndërsa makina e dytë është djegur vetëm në pjesën pas.