Digjet makina para Pallatit të Sportit në Gjirokastër

27 Shtator 2019, 14:15 | Përditesimi i fundit: 2019-09-27 14:17:52

GJIROKASTËR- Një makinë tip Ford me targa AA846PT ka marrë flakë para pallatit të Sportit në Gjirokastër. Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur menjëherë pas parkimit të makinës.

Mësohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në bllokun elektrik.Flakët e zjarrit kanë përhapur panik në radhët e qytetarëve, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë arritur t'i neutralizojnë në kohë.