Digjen goma në Vlorë, tymi përhapet mbi shtëpitë e banorëve

5 Tetor 2019, 15:35

VLORË- Në zonën e njohur si Jalli i Nartës në Vlorë disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet kanë djegur goma makinash. Kjo ka përhapur tym të madh në të gjithë zonën duke shkaktuar ndotje.

Kjo është një ngjarje e përsëritur ku persona të papërgjegjshëm djegin goma në një zonë e cila është mjaft e banuar.

    No videos found.