Digjen kazanët me mbeturina në Durrës, tym i dendur dhe era e rëndë 'mbysin' qytetin

8 Qershor 2020, 12:49

Situata me mbeturinat ka precipituar duke u kthyer në një ndotje të madhe mjedisore për Durrësin.

Kazanët e mbeturinave të tejmbushura ka bërë që disa qytetarë të paidentifikuar  t'i vinin flakët duke krijuar tym të dendur, erë të rëndë dhe një ndotje mjedisore duke dëmtuar dhe shëndetin e banorëve të qytetit.

Djegia e kazanëve të plehrave ka ndodhur gjatë natës, ndërsa zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.