Digjet 'Benzi' në Vlorë gjatë natës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

9 Shtator 2018, 10:59

VLORE - Një automjet tip "Benz" është djegur gjatë natës në lagjen "Dëshmorët" të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele. Automjeti ka qenë i parkuar poshtë një pallati në rrugë kryesore. Benzi i djegur është me targa AA007 ER, në pronësi të R.B.Menjëherë pas konstatimit të zjarrit, është njoftuar zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Ndërkohë që po punohet për shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dysohet se zjarri është i qëllimshëm.