Digjet gjatë natës makina e punonjësit të Ujësjellësit në Vlorë

22 Tetor 2020, 10:13

Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë.

Makina është e punonjësi të Ujësjellësit Olsi Kafazi dhe dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Në flakë është përfshirë mjeti tip 'Nisan' me targa VL 7260 C i cili është shkrumbuar plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe autorët.