Digjet gjatë natës zyra e noterit Aleko Anagnosti, i arrestuar për tjetërsim pronash në Sarandë

6 Qershor 2022, 08:35 | Përditesimi i fundit: 2022-06-06 14:00:46

Vetëm 5 ditë pas arrestimit të noterit Aleko Anagnosti, zyra e tij e punës në lagjen nr.1 në Sarandë është përfshirë nga flakët. Disa persona të paidentifikuar kanë shqyer portën e zyrës gjatë natës dhe kanë djegur dokumentet. Kjo vjen pasi Anagnosti është në arrest me burg për 45 ditë derisa prokuroria të çojë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimin e pronave në Sarandë.