Digjet lokali në Lungomare të bashkëshortit të deputetes, dyshohet e qëllimshme

7 Prill 2020, 12:29

Lokalit të bashkëshortit së deputetes së opozitës së re Enada Kapllani i është vënë zjarri gjatë natës. Lokali i ndodhur në Vlorë, në Lungomare, është shkrumbuar dhe ndodhet në pronësi të Alban Kapllanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, megjithatë hetimet do ta zbulojnë.

Si pasojë e zjarrit të rënë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit. Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi zyrtarisht policia e Vlorës.

Ndërkohë, sipas dëshmisë së dhënë në polici të Kapllanit ai është shprehur se nuk ka konflikte me asnjeri, dhe nuk e di nëse është e qëllimshme apo nëse mund të jetë ndonjë defekt elektrik brenda lokalit.

Enada Kapllani u ul në karrigen e deputetes pas djegies në bllok të mandateve nga PD dhe LSI, dhe ishte pikërisht në listat e kësaj të fundit, partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi.