Digjet magazina me pajisje elektrike në Shijak, zjarrfikësit izolojnë flakët

4 Nëntor 2019, 15:56

Një magazinë e mbushur me pajisje elektrike është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e 4 rrugëve të Shijakut.

Gazetari i Repor Tv, Artur korriku, bën me dije se nga zjarri i rënë në këtë magazinë, fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Nga ky zjarr  nuk raportohet për godina të tjera që mund të rrezikohen, ndërkohë në vendin e ngjarjes për tu ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse të Shijakut  kanë shkuar edhe 2 mjete zjarrfikëse nga Durrësi me 5 efektivë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit, por kjo do të përcaktohet pas shuarjes së plotë të flakëve.