Digjet makina e gardianit të burgut të Shënkollit në Lezhë, dyshohet e qëllimshme

19 Janar 2020, 11:11 | Përditesimi i fundit: 2020-01-19 14:07:40

LEZHË-  I vihet flaka gjatë natës makinës së një gardiani në burgun e Shënkollit në Lezhë. Makina e gardianit Nikoll Prenga u dogj plotësisht teksa ishte e parkuar në lagjen 'Nënë Tereza' në qytetin e Lezhës. 

Makina tip Mercedez Benz me targë AA 958 KS ka qenë e parkuar në një rrugë pak metra larg baneses së Nikoll Prengës.  Efektivi i burgut të Shënkollit ka bërë të ditur se nuk ka konflikte për shkak të detyrës, por e lidh ngjarjen me biznesin e tijë, një lokal bar, për të cilin thotë se ka patur probleme pronësie kohqt e fundit. Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, por ende nuk është përcaktuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshem dhe për këtë pritet ekspertiza e specializuar që do t'i bëhet automjetit.