Në orët e para të mëngjesit është djegur makina e oficerit të krimeve në Librazhd. Bëhet fjalë për Petrit Xhepin i cili punon në Drejtorinë e Policisë Elbasan. Sipas burimeve një person me kapuç i është afruar makinës së parkuar të oficerit dhe me pas është larguar me vrap në drejtim të paditur. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij. Kamerat e sigurisë përreth janë sekuestruar për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin. Report Tv mëson se disa muaj më parë Petrit Xhepit i është vjedhur një market në pronësi të tij. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe deri më tani nuk dihet se kush është shkaku që makina e oficerit është djegur.
