Digjet makina e specialistit të krimeve në policinë e Elbasanit

9 Janar 2020, 08:50 | Përditesimi i fundit: 2020-01-09 14:47:04

ELBASAN- Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjte në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori në qytet, ndërkaq mësohet se automjeti ishte në pronësi të Edvin Gjylit, punonjës i Policisë në Komisariatin Elbasan

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se makina tip 'Volkswagen' ka qenë e parkuar ndërsa dyshohet t'i jetë vënë flaka nga persona me precedentë penal dhe se ky sulm ka ndodhur për shkak të detyrës së punonjësit të Policisë në Komisariatin e Elbasanit.Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Po ashtu, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe kapjen e autorëve.