Shkrumbohet mobilieria në Nikël gjatë natës! Dëme materiale deri në 30 milionë lekë

1 Prill 2021, 11:24 | Përditesimi i fundit: 2021-04-01 13:08:54

Një mobilieri u shkrumbua nga flakët rreth mesnatës në fshatin Nikël të Krujës, ku fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar. Sipas hetimeve paraprake shkak i zjarrit ka qenë kabulli elektrik në hyrje të sahatit. Dëmet materiale janë të shumta dhe siç pronarët deklarojnë arrin deri në 30 milionë lekë. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan 6 zjarrfikëse, të cilat arritën të shpëtojnë nga djegia totale një pjesë të mobilierisë dhe punishtet ngjitur.