Digjet një automjet në Berat, shpëton për mrekulli shoferi

24 Gusht 2020, 14:46

Ditën e sotme në qytetin e Beratit, në  lagjen 30 Vjetori, ka marrë flakë një makinë tip benz A Class me targa AA 920 FH, gjatë kohës që ishte në lëvizje.

Shoferi i makinës Qamil Poshnja, ka mundur të dalë menjëherë nga duke mos pësuar asnjë lëndim.Sipas të dhënave të policisë, mendohet se makina ka pësuar defekt, e si pasojë ka shpërthyer në flakë.