Digjet një klasë në shkollën 'Kostandin Peto' në Fier, qytetari thyen karantinën për të shuar flakët

28 Mars 2020, 20:02

Menjëherë pranë shkollës kanë mbërritur forcat zjarrfikëse te Fierit, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre edhe në mjediset e tjera.

Këta të fundit mësohet se janë njoftuar nga banorë të zonës, të cilët kanë parë tymin të dalë nga mjediset e shkollës.

 Një banor ka treguar se ka mbërritur i pari dhe ka fikur zjarrin me kova, duke thyer rregullin e karantinës.

Tashmë ka nisur puna për gjetjen e shkaqeve që kanë sjellë përhapjen e flakëve në mjediset e shkollës, në një kohë kur prej javësh nuk funksionon.