Tiranë/ Merr flakë në ecje makina pranë stadiumit 'Dinamo'

12 Maj 2020, 09:13 | Përditesimi i fundit: 2020-05-12 09:16:05

TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së  djeshme. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin pranë stadiumit "Dinamo" në kryeqytet. Dyshohet se bëhet fjalë për një defekt teknik, e ndërsa siç shihet në videon që Report Tv sjell, zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë duke bërë shuarjen e flakëve. Nuk raportohet për të lënduar.