Digjet “Notre Dame-i” japonez! Flakët shkatërrojnë kështjellën historike Shuri

31 Tetor 2019, 12:36

Digjet “Notre Dame-i” japonez; flakët shkatërrojnë kështjellën historike Shuri, një objekt i Trashëgimisë Botërore të Unesco në ishullin jugor japonez të Okinavës. 

Shuri ishte ndërtuar 500 vjet më parë dhe cilësohet thesari kombëtar i Japonisë.

Flakët nisën mëngjesin e sotëm në pjesën qendrore të kështjellës, duke u përhapur me shpejtësi në ndërtesat e tjera e tjera të kompleksit.

Nuk pati raporte për të lënduar, megjithatë rezidentët aty pranë u evakuuan të gjithë ndërsa zjarrfikësit u angazhuan për orë të tëra në betejën me ferrin e flakëve.

Kështjella e drunjtë, e ndërtuar 500 vjet më parë në kohën e Dinastisë  Ryukyu, u cilësua në 1933-shin si thesari kombëtar i Japonisë, dhe e tillë vazhdon të konsiderohet akoma.