Digjet prej dy ditësh mali i Shëngjinit, rrezikohen banesat, zjarrfikësit e pamundur të ndërhyjnë

23 Gusht 2019, 17:38

Situata me zjarrin në malin e Shëngjinit është shumë kritike. Që nga mbrëmja e djeshme në kë të mal zjarri nuk ka pushuar duke djegur një masiv drurësh dhe shkurresh. Zjarri ka vijuar edhe ditën  e sotme dhe ka mbërritur deri në afërsi të portit. Kështu janë rrezikuar varrezat e qytetit por edhe banesat e bizneset që operojnë në zonën pranë malit. Banoret e Shëngjinit thonë se ndihen të rrezikuar nga zjarri, teksa thonë kjo situatë po ndikon edhe në largimin e pushuesve nga kjo zonë turistike

Që prej prej momentit të rënies në zjarrit në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe ushtria. Ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të flakeve të cilët rrezikojnë zonen e banuar. Zjarri vijon me intensitet të lartë, ndërsa deri më tani janë djegur një siperfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.