Digjet shtëpia në Fushë Krujë, shpëton 80 vjeçarja që jeton e vetme

3 Mars 2021, 09:05 | Përditesimi i fundit: 2021-03-03 09:10:17

Një shtëpi është përfshire nga flakët mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë. Është djegur banesa e 80-vjeçares Mira Sina në Fushë Krujë, e cila jeton e vetme.

Ndonëse zjarri ka vënë në rrezik jetën e të moshuarës që u ndodhej brenda, fatmirësisht ajo nuk është lënduar.

Flakët janë konstatuar nga komshinjtë të cilët kanë njoftuar policinë e zjarrfikësen. Fatmirësisht e moshuara nuk ka pësuar dëmtime perveç trembjes nga flakët.

Zjarrfikësja po punon për të shuar flakët dhe për të nxjerrë që aty një bombol gazi pasi rrezikon te shpërthejë.