Digjet xhamia 139 vjeçare në Afrikën e Jugut, marrin flakë dhe tre banesa ngjitur

24 Gusht 2020, 21:01

Xhamia 139-vjeçare në qytetin e Durbanit të Afrikës së Jugut është përfshirë nga flakët.

Kryetari i Rrjetit Mysliman të Afrikës së Jugut, Faisal Suliman tha se zjarri mendohet të kishte filluar në njërën nga shtatë banesat e stafit të vendosura sipër xhamisë. Sipas tij, flakët mund të jenë shkaktuar nga një defekt elektrik.