Dimri po 'troket' në Shqipëri, bie dëbora e parë në malin e Tomorit

14 Tetor 2020, 13:26

Në malin e Tomorrit ka rënë dëbora e parë në këtë vjeshtë. Reshjet masive të shiut dhe ulja e temperaturave me disa gradë Celcius, ka bërë që flokët e dëborës të fillojnë të bien në majat e malit në Shqipëri.

Siç shihet dhe nga pamjet maja e malit është zbardhur, ndërsa në pjesën tjetër poshtë në fshatra nuk ka rezistuar dhe është shkrirë.Kjo është dëbora e dytë, pas maleve në Kukës, e cila bardhi majat në fillim të vjeshtës.