Dinamika/ Dy vëllezërit u ndoqën dhe u ekzekutuan

27 Prill 2020, 18:44

Gazetari i Report Tv në Durrës Artur Korriku ka zbardhur dinamikën e vrasjes së dyfishtë pasditen e sotme në Durrës. Makina tip Golf me targa AA716ZZ me të cilën po lëviznin dy vëllezërit është ndjekur nga autorët. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta shprehet se gjithcka lidhet me një borxh, pasi dy vëllezërit kishin për të marrë para. Konflikti mes tyre ka agravuar duke sjellë ekzekutimin ditën e sotme. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbërritur në Durrës. Po ashtu në vendin e ngjarjes ndodhet dhe drejtuesja e prokurorisë së Durrësit Anita Jella.Policia po ushtron kontrolle edhe në Krujë, Fushë Krujë dhe Laç për të shkuar në gjurmët e autorëve të dy vrasjeve, pra të Durrësit dhe Lezhës.

  •