Dinamika e atentatit dhe pistat! Autorët e ndoqën prokurorin dhe zbrazën kallashin

1 Nëntor 2019, 18:48 | Përditesimi i fundit: 2019-11-01 18:49:53

Report Tv menjëherë pas atentatit ishte te mbikalimi i Shkozetit duke sjellë pamje nga vendi i ngjarjes. Po si ndodhi atentati në Durrës? Të dhënat e para janë kontradiktore, por mësohet se prokurori bashkë me dy miqtë e tij sapo ishin duke zbritur nga Shkozeti, ndërsa autorët kishin informacione të sakta për lëvizjen e tij duke i bërë pritë dhe qëlluar tetë herë me kallashnikov makinën e tij.

Por kush janë pistat e para ku po hetohet deri tani? Dyshimet kryesore janë se atentati është bërë për shkak të detyrës për shkak të dosjeve që ka gjykuar dhe lidhjeve kriminale për të cilat është denoncuar prokurori. Nga policia mësohet se po punohet për ndalimin e dy personave, që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. Ndërkohë që janë shoqëruar disa dëshmitarë për të dhënë më shumë detaje për ngjarjen.