Dino: Më shumë raste në ditë se po bëhen shumë teste! COVID-i tani ka 'nxjerrë kokën'! Ka rënë transmetueshmëria

11 Korrik 2020, 18:57

TIRANË- Doktoreshë Eriselda Dino, Specialiste në Instituti i Shëndetit Publik i lidh rastet e shumta në ditë (sot 93) me bërjen e më shumë testeve, por edhe sepse sipas saj virusi tani më "ka nxjerrë kokën" pasi vendi ka qenë i mbyllur. Në intervistën për Report Tv, në edicionin qendror të lajmeve, parë në prizmin optimist, Dino tha se ka rënë trasmetueshmëria, pra një person infekton më pak.

"Numrat duhen lexuar në shumë aspekte, shifrat duken alarmante, por duhet të marrim parasysh rritjen e numrit të testimeve. Testimet janë dyfishuar dhe normalisht numri i të prekurve është më i lartë. Duhet të shihet edhe politika e hapjes. Kemi qenë në lockdown të plotë, dhe virusi nuk e kishte nxjerrë kokën e vet dhe pritej. Nuk mund t'i vihet faj individi, por është i gjithë sistemi që duhet të funksionojë. R0 që njihet si matës për hapjen e  sëmundjes është 1.12. Kjo do të thotë që 1 person i infektuar me COVID mund të infekstoj afërsisht 1 person, transmetueshëria ka rënë. Nuk është ndonjë shifër që duhet pasur frikë, se Mali i Zi e ka 1.8, pra që mund të infektohen 2 persona", tha Bino.