Diplomacia në kaos/ 30 ambasadorë të Shqipërisë pa mandat, disa prej tyre 9 vite në detyrë jashtë afatit

17 Korrik 2020, 19:28

30 ambasadorë vijojnë të drejtojnë selitë diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës në kushtet kur u ka mbaruar mandati. Konstatimi reflektohet në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të cilin thuhet se disa ambasadorë vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në 9 vite përtej mandatit 3-vjeçar. Nisur nga kjo situatë, KLSH i kërkon ministrit të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakajt, që “për të gjithë ambasadorët që u ka mbaruar afati i qëndrimit në detyrë, të merren masa që të kthehen në mënyrë që përzgjedhja e tyre të bëhet në përputhje me kriteret ligjore dhe nënligjore në fuqi”.