Diplomat e infermierëve para 2006, Report Tv siguron vendimin e MAS, Nikolla vendos njehsimin

8 Shtator 2018, 15:32

Report Tv ka siguruar vendimin e Ministrisë së Arsimit për çështje e diplomave të viteve 2002-2006. Në vendimin e MAS, thuhet se infermierët të cilët janë diplomuar gjatë sistemit 3.6 apo 4 vjeçar, do të mundësohet njehsimi i diplomave të tyre si Master Shkencor.

Më herët, gjatë muajit qershor, rreth 4 mijë infermierë ngritën shqetësimin për vendimin e Ministrisë së Arsimit, se diploma e marrë mes viteve 2002-2006, nuk do të njihej si master shkencor, dhe se 4 mijë infermierë do të kthenin paratë e marra si rrogë tek përveç uljes në pagë.

Përmes shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë, infermierët e cilësuan të padrejtë mosnjohjen e diplomave si master por vetëm si Bachelor, ndërkohë që me vendimin e sotëm, kjo kategori e prekur do të vazhdojë punën pa asnjë shqetësim.

Merr zgjidhje problemi i parkimit në QSUT

Një tjetër çështje jo pak e rëndësishme që ka marrë zgjidhje sot për infermierët, është problem i tyre me parkimin në Qendrën Shëndetësore Universitare Nënë Tereza.

Pak ditë më parë, infermierët e kësaj qendre protestuan në hyrje të QSUT se paguanin në mënyrë të kundraligjshme, pavarësisht se ishin staf mjekësor.

Për këtë çështje, Shoqata e Infermierëve njofton se iu është dërguar një shkresë kryeinfermierëve nga Drejtoria e Spitalit që të regjistrohen të gjitha targat e makinave që kanë infermierët. Shumë prej targave janë regjistruar dhe tashmë nuk paguajnë. Brenda muajit do të bëhet i mundur regjistrimi i të gjithë infermierëve.