Diplomati amerikan kritika BE: Mos hapja e negociatave me Shqipërinë? ‘Pikëpamje e Shekullit XIX’

31 Tetor 2019, 14:54 | Përditesimi i fundit: 2019-10-31 14:58:10

Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker ka kritikuar udhëheqës të caktuar por pa përmendur emra konkret për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Reeker duke folur për Radio Evropa e Lirë, ka theksuar se këta udhëheqës kanë pikëpamje të shekulli 19 për sa i përket zgjerimit të BE.

Zyrtari lartë amerikan thotë se SHBA janë të zhgënjyer për vendimin e marrë nga BE për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

“SHBA janë të zhgënjyer nga vendimi i BE për mosçeljen e negociatave. Disa liderë të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të”, ka thënë Reeker ndër të tjera.