Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me refuzimin e hapjes së negociatave në tetor, duke e cilësuar këtë jo për faj të Shqipërisë, por situatës që ishte krijuar brenda vendeve anëtare të BE. 'Disa preferojnë të lexojnë faktet në letra zyrtare dhe disa atë që shkruhet në gazeta' deklaroi Rama gjatë një interviste të zhvilluar në Këshillin e Atlantik në SHBA, ku ndodhet për një vizitë në cilësinë e kryesimit të OSBE. Rama e cilësoi hipokrizi të BE faktin që u justifikuan duke u kapur me gjërat që nuk shkonin dhe nuk vlerësuar faktet dhe arritjet konktere që Shqipëria kishte kryer. 'E dimë që kemi probleme, por s'po kërkojmë të jemi vend anëtar, por të hapen negociata' tha Rama.
'Disa lexuan faktet, disa gazetat', Rama në SHBA: Shtyrja e negociatave, jo për fajin tonë
No videos found.