Diskretitoi figurat e Messi-t dhe Pique-s, arrestohet ish-presidenti i Barcelonës Bartomeu

1 Mars, 15:53 | Përditesimi i fundit: 2021-03-01 15:54:39

Ish-presidenti i Barcelonës deri pak javë më parë Josep Maria Bartomeu dhe drejtues të tjerë të klubit janë arrestuar sot në mëngjes nga policia katalanase. Kjo e fundit, nëpërmjet njësisë speciale ‘Mossos’, ka mësyer në zyrat e klubit në lidhje me çështje ‘Barçagate’.

Sipas Cadena Ser ky aksion lidhet me diskreditimin e disa prej figuarave kryesore të Barcelonës. Ish-presidenti Bartomeu, Ceo Oscar Grau dhe Roman Ponti nga shërbimet juridike akuzohen se kanë kontaktuar disa kompani për t’i prishur imazhin figurave si Lionel Messi dhe Gerard Pique. Këto kompani bënin reklamë negative për personazhet në fjalë në internet.

Nën hetim nga njësia ‘Mossos’ janë gjashtë kompani, ndërsa përveç Messi-t dhe Pique-s në qendër të sulmeve ishin edhe shumë persona të tjerë, duke përfshirë edhe familjet e tyre.

Kjo çështje shpërtheu te Barcelona që në verë, por në shkurt autoritet e drejtësisë nisën hetimet, ndërsa sot ata janë thelluar me mësymjen e policisë në zyrat e klubit. Sakaq vetë Bartomeu, i cili dha dorëheqjen si president i Barcelonës me 27 tetor, i ka mohuar akuzat në fjalë.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha