“Diskutohet copa e bukës”, telefonuesi nga Shijaku: Ka shkuar tek s’mban më

14 Prill 2020, 10:59

Një qytetar nga Shijaku u bë sot pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu dhe shumë i shqetësuar tha se në këtë situatë që ndodhemi diskutohet edhe copa e bukës: “Kam 5 javë në shtëpi mbyllur dhe nuk ka ardhur kush tek dera të pyesi se çfarë hamë ,ne nuk kemi ku të mbytemi. Nuk diskutohet për gjera luksi këtu diskutohet copa e bukës edhe unë për vete rrezikoj copën e bukës dhe situata ka shkuar tek s’mban më” e mbyll ai komunikimin.