Distancim social jo vetëm për së gjalli... Varrezat e Fierit 'në karantinë',asnjë vizitor

3 Prill 2020, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2020-04-03 14:52:44

FIER-Për shumë, ndarja nga jeta asnjëherë nuk simbolizon lamtumirën e fundit. Shpesh "takimet" në varreza me të dashurit tanë që nuk janë më, na nxjerrin mallin e pse jo edhe na bën të flasim me ta, t'i kujtojmë e t'i themi që na mungojnë, t'u rrëfejmë momentet më të bukura, por edhe të vështira që na ka ndodhur. Por me situatën e krijuar nga koronavirusi ku të gjithë duhet të qëndrojmë në shtëpi pikërisht për të mbrojtur veten, familjarët tanë dhe gjithë shoqërinë, ky takim mungon.

Në varrezat e qytetit të Fierit askush nuk shkon të vizitojë njerëzit e afërt që janë ndarë nga kjo botë. Të pakët janë ata, numërohen me gishtat e njërës dorë, që në këtë kohë ku duhet të mbash distancë nga njerëzit e gjallë, që shkojnë në varreza për të "biseduar" të afërmit e tyre që janë në botën e tjetër. Në një intervistë për gazetarin Kristaq Thano, përgjegjësi i shërbimit funeral në varrezat publik, Edmond Strati shprehet se para koronavirusit në varreza ka pasur shumë njerëz, e ndërsa pas koronavirusit ka pasur pothuajse zero.