Dita 18 e grevës/ Naftëtarët të zhgënjyer nga takimi me përfaqësuesit e kompanisë!

15 Tetor 2020, 10:52 | Përditesimi i fundit: 2020-10-15 11:03:13

Sot u shënua dita e 18 e grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit. Ndërkohë nga takimi i djeshëm mes tyre dhe përfaqësues të kompanisë së uzinës nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj shprehet se në takim u dhanë vetëm premtime boshe nga ata që lidhën kontrata dy muaj më parë.

Gjithashtu ai thotë se greva do të vijojë por do të zëvendësohen grevistët me gratë, punonjëse të rafinerisë.

"Shkuam me një përfaqësi nga ana jonë por ishin thjeshtë premtime boshe. Ishin të njëjtët persona që na kanë bërë kontratat. Me ato nuk na ka ndodhur asgjë, duhet të ishim me pagesë. Gjithmonë na thonë që do fillojmë por pa një datë konkrete. Unë nuk e quaj pozitive. Ata derën e kanë të hapur. Grevën mund ta çojmë deri në pafundësi, do i zëvendësojmë kolegët" - tha Dautaj.