Dita 18-të e grevës së naftëtarëve/ Dalin burrat, futen gratë: Jemi këtu pa lejen e familjes

15 Tetor 2020, 19:44

BALLSH - Në ditën e 18 të grevës së naftëtarëve, punonjëset gra të rafinerisë kanë zëvendësuar burrat të cilët kishin qëndruar deri më tani. Ato u vendosën në një ambient tjetër nga ku qëndronin naftëtarët të cilët kanë dalë. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj shprehet se greva do të vijojë deri në pafundësi dhe herë pas here do të bëhen ndërrime mes tyre.