Dita 4 e vaksinimit masiv, të moshuarit në sheshin 'Skënderbej': Mezi e kemi pritur!

31 Mars 2021, 19:33

Vaksinimi i të moshuarve po vijon me ritme të shpejta. Deri më tani janë mbi 65 mijë të moshuar që kanë marrë vaksinën anti COVID. Në dy çadrat e ngritura në sheshin 'Skënderbej', të moshuarit që çdo ditë paraqiten për të marrë vaksinën anti COVID thonë se ndjehen më të lehtësuar pasi injektohen me dozën e parë.