Dita Botërore e autizmit, Manastirliu:Rehabilitojmë Qendrën e Mirërritjes, vëmendje për fëmijët autik

2 Prill 2018, 15:59 | Përditesimi: 2 Prill 2018, 15:59

Në ditën Botërore të Autizmit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi Qendrën Kombëtare të Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve me probleme të neurozhvillimit, e cila trajton edhe fëmijët me çrregullime të spektrit autik.

Ministrja Manastitliu lajmëroi rikonstuksionin e kësaj qendre brenda vitit 2018.

Në këtë ditë që na fton të gjithëve për më shumë vëmendje për fëmijët me çrregullime të spektrit autik, jam këtu për të lajmëruar rehabilitimin e plotë të Qendrës Kombëtare të Mirërritjes, e cila trajton rreth 330 fëmijë me autizëm në vit, nga të cilët 150 raste të reja të trajtuan në vitin 2017. Do të garantojmë kushte me standart të lartë për fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe fëmijët me aftësi ndryshe.

b.ha./Shqiptarja.com