Dita e 13 e grevës së naftëtarëve/ Gratë: Shteti na ka braktisur prej vitesh, nuk është i popullit! Shoqëria Civile: 66 shoqata letër qeverisë

27 Tetor 2020, 10:46

BALLSH - Vijon dita e 13 e grevës së grave naftëtare në Ballsh. Ende nuk ka një reagim konkret nga shteti për zgjidhjen e problemit të tyre teksa gjendja e grave vijon të rëndohet.

Gratë shprehen se fëmijët i ka marrë malli dhe se i ndjekin nga televizori. Kujtojmë se ditë më parë, ato u shprehën nëse nuk do të ketë sërish reagim nga shteti, fëmijët do tu bashkohen grevës.