Dita e 15 e grevës së urisë, Hajdari shkon pranë naftëtarëve: Pyet kryeministrin çfarë ofron për ne

29 Tetor 2020, 10:10

Deputetja Rudina Hajdari ka shkuar në Uzinwn e Ballshit për të takuar naftëtarët në ditën e 15 të grevës.

Ata i kanë kërkuar asaj që të ngrejë zërin në Kuvend lidhur me çështjen e tyre. E vetmja kërkesë për Hajdarin është që të pyesë Ramën se çfarë ka ofruar për ta.

Ti duhet ta ngresh zërin sot në emrin tim dhe të naftëtarëve duhet ti thuash vetëm kaq Ramës, çfarë ofron ti për naftëtarët. Çfarë ofron Rama për ne që sot jemi pa bukë", tha një naftëtar.

"Gjak shqiptari të ketë për këto heroina, ai shqipërinë e ka varrosur për së gjalli. Ngrini zërin në parlament. Mallakastra u varros për së gjalli, pa ujë pa drita, pa punë", tha një tjetër naftëtar.