Dita e 17 e grevës, asnjë përgjigje/ Naftëtarët shqyejnë portën, futen me forcë në Uzinë!

14 Tetor 2020, 10:19 | Përditesimi i fundit: 2020-10-14 10:24:44

BALLSH- Në ditën e 17 të grevës së urisë, naftëtarët janë ende të një përgjigje të munguar. Naftëtarët shqyejnë portën, futen me forcë në Uzinë! Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj në një dalje për mediat, jashtë ambienteve ku zhvillohet greva, është thekson se kërkesat e tyre janë shumë të qarta, por askush nuk i ka marrë parasysh.

"Është i gjithë fati i qytetit. Rafineria punon me naftëtarë. Të na japin ca na takon, ikim ne shikojmë hallin tonë. Hapi i radhës është shumë i qartë, kjo është në dorën e naftëtarëve, më shqip dhe qartë që i kemi shprehur kërkesat tona, nëse do ia lëmë Zotin, ne të vdekur jemi", tha Dautaj.