Dita e 19-të e grevës së urisë/ Naftëtaret: Kemi fëmijët pa bukë! Duam lekët tona e jo luks

2 Nëntor 2020, 12:08

BALLSH- Dita e 19-të e grevës i ka gjetur naftëtarët edhe më të vendosura për të mos u dorëzuar.

Edhe pse kryeministri Edi Rama thotë se faji nuk është i shtetit, ato nuk mendojnë kështu. Naftëtarët shprehen se faji është i shtetit për aq kohë sa ai i ka sjellë këto firma në vendin tonë."Shteti i ka sjellë këto firma, kemi punuar si skllevër. Kryeministrit nuk i kemi kërkuar lëmoshë, por djersën tonë. Askush nuk interesohet për ne, nuk duam luks, vetëm pagat. Fëmijët i kemi pa bukë", shprehen naftëtarët.