Arrihet ujdia në ditën e 25-të e grevës! Gratë naftëtare: Nëse biem në kompromis dalim! Rama: Caktoni përfaqësinë dhe nesër do të vij vetë aty

8 Nëntor 2020, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2020-11-08 13:23:05

Gratë naftëtare në ditën e 25-të të grevës në Uzinën e Ballshit ku gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e përkeqësohet kanë vendosur që të bëjnë ujdi. Pavarësisht kësaj ato janë të vendosura ta çojnë deri në fund qëllimin e tyre, shprehen se dalin nga greva në rast se do të ketë kompromis me kryeministrin Edi Rama. Nga ana tjetër ka reaguar menjëherë kryeministri i cili thotë se do tëshkojë nesër atje për të biseduar.